Me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemajt, Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga nesër të vijojë me lehtësimin e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19.
Nga nesër, askush nga ata që hyjnë në Kosovë nuk do të udhëzohen më që të vetizolohet për një javë.
Kontrollin e detajuar për udhëtarët që hyjnë në Kosovë duke marrë shënime të sakta, adresën, numrin e telefonit, etj,
Kontroll i detajuar dhe marrje e temperaturës për të dyshuarit me COVID-19
Bazuar në rekomandime, prej ditës së hënë, qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do t’i nënshtrohen vetizolimit 7 ditor, por ata që hyjnë do të kontrollohen nga mjekët
Bazuar në situatën epidemiologjike, do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve
Nga dita e hënë hiqet masa/kufizimi i lëvizjes së lirë prej orës 21:00 deri në mëngjes.
Me propozim të kryeministrit Avdullah Hoti, seri më 12 qershor, Ministria e Shëndetësisë është obliguar ta miratojë manualin për organizimin e punës të çdo biznesi. Atyr do të përfshihet udhëzime dhe detaje se si të veprohet.
Hoti gjithashtu propozoi që MSH t’i rekrutojë 200 specialistë që do t’i mbikqyrin manualet. /Reporteri.net/