×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Programi i MCC-së parasheh marrëveshje në vlerë 49 milionë dollarësh

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 12:52

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhbllokimin e fondeve të MCC.


    “Shpreh falënderimet për SHBA për zhbllokimin e fondeve të MCC-së”, ka thënë ai.

    Tutje Hoti njofton edhe për programin e MCC-së.

    “Shtylla e parë e këtij programi është marrëveshja në vlerë 49 milionë dollarësh. Pjesa e dytë është marrëveshja kompakt që quhet që është duke e negociuar dhe do të ketë një vlerë disafish më të madhe sesa pjesa e parë”, ka thënë kryeministri Hoti.

    Ky vendim i SHBA-ve erdhi pas vendimit të Qeverisë Hoti për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!