Java që lamë pas ishte me plot tensione në skenën politike, shkruan Reporteri.net.
Pas gjithë këtyre zhvillimeve javore, presidenti Thaçi është parë të kalojë fundjavën në bregdetin shqiptar, përkatësisht në Vlorë.
Në rrjetin social Facebook, ka qarkulluar një foto ku shihet presidenti së bashku me disa simpatizantë të tij në LLogora të Vlorës.
Ditën e tretë të këtij muaji, u votua qeveria e re e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Votimi i kësaj qeverie erdhi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit, Hashim Thaçi, për dekretimin e Avdullah Hotit si mandatar për kryeministër të Republikës.
Koalicioni bashkëqeverisës LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe, morën vetëm 61 vota për formimin e qeverisë.
Vota e cila bëri diferencën, ishte ajo e shefit të Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, i cili tha se pas deklarimit se nuk do ta votojë këtë qeveri, ka ndërruar mendje.
Vota e tij “për”, erdhi pas ‘këshillimit’ që mori nga presidenti Thaçi bashkë me kreun e AAK-së dhe ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Thaçi dhe Haradinaj, një natë para seancës në të cilën do të votohej Qeveria Hoti, kishin shkuar në shtëpinë e Shalës për ta bindur që ta votojë këtë qeveri.
Qeveria u formua dhe filloi të marrë vendime mjaft të rëndësishme.
Në ditën e dytë të qeverisjes, Hoti ia delegoi Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociota.
Po ashtu, dje, qeveria shfuqizoi vendimin e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
/Reporteri.net/