Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas.
Në aksident janë të përfshirë një kombi me pasagjerë dhe një automjet, me ç’rast kanë mbetur të lënduar më shumë se pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, në aksin rrugor Komoran-Drenas si për pasojë dyshohet se janë lënduar mbi pesë persona. Njësitet policore dhe ambulance kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe po merren me rastin”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.
Ai ka bërë të ditur se personat e lënduar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm dhe se nuk dihet shkalla e lëndimit të tyre.
Hoxha ka thënë se kjo rrugë është e bllokuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të përdorin rrugë të tjera alternative.
“Për momentin ky aks rrugor është i mbyllur, derisa të kryhet procedurat e nevojshme. Policia ikurajon qytetarët që të shmangin këtë rrugë, e të përdorin rrugë alternative, që të mos krijohen kolona të gjata”, ka pohuar Hoxha.
/Reporteri.net/.