×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dyshohet për një të plagosur te Pallati i Rinisë në Prishtinë, policia jep detaje

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 17:51

    Një person dyshohet se është plagosur te Pallati i Rinisë në Prishtinë.


    Policia e Kosovës thotë se sot rreth orës 16.00 ka pranuar një informatë për një person të plagosur

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha ka bërë të ditur për Reporteri.net se ekipet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

    “Te një lokal i Pallatit të Rinisë dyshohet se një person është plagosur. Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e forenzikës dhe hetuesia e Policisë së Kosovës, po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat lidhur me incidentin”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.

    Ai po ashtu ka bërë të ditur se pas raportimeve shtesë, policia do të bëjë të ditura detajet tjera lidhur me rastin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!