40 raste të reja janë shënuar sot me coronavirus në Kosovë, kurse 6 persona janë shëruar.
Sot më së shumti raste janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 10 raste, shkruan Reporteri.net.
Pas konfirmimit të këtyre rasteve ka reaguar kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka kërkuar të respektohen rekomandimet e IKSHP-së, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij në Facebook:
Dyzet (40) raste të reja sot, prej të cilave (10) dhjetë raste me vendbanim në Prishtinë. Ende po i presim informatat nga IKSHP, por edhe sipas rekomandimeve të IKSHP duhet të kemi kujdes përkundër lehtësimit të masave.
Distanca 2 metra dhe mbulimi i gojës dhe hundës të domosdoshme.
Ju lutemi shumë për kujdes të shtuar këto ditë.
#kujdes
https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3017938234942670?__xts__%5B0%5D=68.ARBVpIe5LCtQXq1CbD83TyGCZp4j4kCsHr2K6pRPnFQjqmPqD5SYGN2GhUykzop2WDw-4xLFtF858ET6khxmbhpRtnv2S0aWhOwY5f2e1itbLLpZQQBfCTZ_vmVukW1xfxX2cj3i7kUwqQZATmFPgYk6NJUJwPhDiq7s58VwQjuCJDDTjUGV_kp2OtCbPh72PWVP9d5j796UBvm4VouJcEtqs0uankrUacpA8lrYT7Oc0U9Yp4LbtU4l1f9-c_4_Zb6PiNkrCGMhsFX_Onvuu3yR-gpL2U3RW6HnfozPD6tAs8PIA8qazRUtOIuaxVOpiNMenKfDnMYKv_bf4dd5t7TI_2xpxd92Gj81y7zJlUHQ8eIuoPs&__tn__=-R