×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Besa Shahini: U uroj suksese të përzemërta maturatëve që kanë provimin e parë nesër

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 19:08

    Ministria e Arsimit Besa Shahini, përmes Facebook ka lajmëruar përfundimin e vitit shkollor.


    Shahini i ka uruar sukses nxënësve të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

    Postimi i saj:

    Arritëm ta mbyllim këtë vit të vështirë shkollor, falë qëndrueshmërisë së nxënësve, durimit të prindërve dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të mësuesve tanë që brenda një kohë të shkurtër e përballën me sukses realitetin e krijuar nga tërmeti shkatërrues dhe pandemia vdekjeprurëse.

    Mirënjohje të veçantë për secilin prej jush! Tashmë jemi në atë “fazën finale të maratonës” për maturantët tanë, të cilët ditën e nesërme kanë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Suksese të përzemërta secilit prej tyre në çdo provim dhe i dëshiroj gjithë të mirat në rrugëtimin e tyre jetësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!