×
  • Lajme
  • Lajme

    151 raste me coronavirus prej 1 qershorit në Kosovë

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 20:36

    40 raste të reja me coronavirus janë shënuar sot në të Kosovë, duke çuar numrin në 151 gjithsej nga 1 qershori deri më sot.


    Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, nga 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar.

    Në bazë të llogaritjes së këtyre të dhënave në Kosovë aktive vazhdojnë të jenë edhe 313 raste me coronavirus, shkruan Reporteri.net.

    Sipas shifrave zyrtare, deri tash 1234 persona janë infektuar, 890 janë shëruar kurse 31 kanë vdekur.

    Deri tash numër më të madh të të infektuarve e ka Komuna e Prishtinës, Vushtrrisë, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit, dhe kjo sipas IKSHPK-së ka ardhur nga mosmbajtja e distancës dhe mosmbajtja e maskave.

    Që nga 1 qershori Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, ku ndër të tjera janë hapur kufijtë, çerdhet dhe gastronomia. Për një javë numri i të infektuarve është shtuar në numër të konsiderueshëm.

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka bërë thirrje nga qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë distancë dhe t’iu përmbahen të gjitha masave që janë kërkuar.

    Por këto thirrje nuk është se po respektohet, pasi sot Parku Gërmia ishte i stërmbushur me qytetarë, por pothuajse njëjtë ishin edhe vendet turistike në komunat tjera.

    Mikrobiologu Lul Raka pas rasteve të reja ka thënë se Kosova mund të gjunjëzohet përballë koronavirusit nëse qytetarët nuk vazhdojnë t’i zbatojnë udhëzimet Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

    Pas shtimit të rasteve ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili ka thënë se  situata mund të eskalojë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!