Dhjetë raste të reja me coronavirus janë shënuar edhe sot në Prishtinë dhe kjo ka bërë që kryeqyteti të futet në telashe, shkruan Reporteri.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se nuk është aspak i kënaqur me sjelljen e qytetarëve karshi coronavirusit, tash pas lehtësimit të masave.
Dhjetë rastet e reja sot në Prishtinë kanë bërë që në komunë të mendojnë për disa masa kufizimi dhe të paralajmërojmë se do të ketë masa shtesë nëse vazhdon mos respektimi i distancës, maskave. Ahmeti ka shkruar në Facebook, duke thënë se dy çerdhe do të mbyllen dhe do të dezinfektohen.
Postimi i Ahmetit:
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe qasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme:
1. Mos e fshehni semundjen nga të tjerët;
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm.
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.