×
  • Lajme
  • Lajme

    21 familje të izoluara, edhe dy të tjera pritet të izolohen nga nesër në Vushtrri

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 22:08

    Vushtrria vazhdon të jetë një nga komunat më të prekura nga COVID-19.


    E kryetari Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë vikendit kanë vizituar familjet që janë në vetëizolim, derisa 4 nga to nuk kanë pranuar pako ushqimore nga Kryqi i Kuq, pasi që s’kanë pasur nevojë.‘’Komuna e Vushtrrisë përmes Kryqit të Kuq, gjatë vikendit ka vizituar familjet që janë në vetizolim për shka të infektimit me Covid 19.’’, ka shkruar ai.

    ‘’21 familje gjithësejtë jane vizituar, 4 nga keto nuk i kanë pranuar pakot ushqimore dhe higjenike, duke deklaruar që nuk kanë nevojë, shembull për solidaritet, ndërsa 2 familje kanë mbetur të vizitohen te hënën!’’

    ‘’Të dashur qytetarë, pakujdesia e një individi këtu e 1 muaj më herët, ka bërë që virusi të përhapet tek kaq shumë njerëz, vetëm në dy familje të mëdha janë mbi 50 të infektuar. Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma. Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat’’, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!