Rreth 31 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj të maturës shtetërore. Për herë të parë provimi do të zhvillohet në kushte pandemie.
Provimi do të zgjasë 2 orë dhe do të zhvillohet sipas protokolleve të përcaktuara shëndetësore. Maturantët do te ulen ne distance deri ne 2 metër nga njëri-tjetri, në klasa jo me më shumë se 15 nxënës që të sigurojnë largësinë e nevojshme. Të gjithë personat që do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të testit do të jenë të pajisur me maska dhe doreza.
Testi do të përmbajë vetëm pyetje me aletrnativa dhe korrigjimi do të bëhet në mënyrë elektronike. Specialistët këshillojnë maturantët që të mos e dëmtojnë fletën e provimit, pasi nuk dublohet dhe duhet ta plotësojnë si duhet.
Më datë 11 qershor, maturantët do të japin provimin e Gjuhës Shqipe, ndërsa më 15 qershor provimin e Matematikës dhe më datë 18 provimin e lëndës me zgjedhje. /Opinion.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.