Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë nga ora 11:00.
Në rend dite janë Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit, dhe Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.
Në njoftim thuhet se takimi do të mbahet pa prezencën e mediave, kjo për shkak të situatës me pandeminë.
“Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave. Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.