Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë sërish thirrje drejt qytetarëve që të kenë kujdes nga përhapja e koronaviruist, pas shtimit të rasteve në këtë komunë.
Ai përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se pakujdesia e një individi një muaj më herët, ka bërë që të përhapet virusi te kaq shumë njerëz, shkruan Reporteri.net.
Tahiri ka thënë se vetëm në dy familje të mëdha, janë mbi 50 të infektuar.
“Ata kanë shpërndarë virusin në mesin e familjarëve të tyre duke mos ditur që e kanë virusin sepse nuk kanë pasur simptoma. Prandaj ju lutemi, shmangni vizitat familjare, mbajeni distancën dhe mbani maskat’’, ka shkruar Tahiri.
Në njoftim është thënë se 21 familje janë në vetizolim.
Ky është postimi i tij i plotë:
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1393274077536468?__xts__%5B0%5D=68.ARCWWOWVMnuITAnL06wBuQCS_BuoFKiyOSAdl7xn_f0j0u_GN0gSerg8rJcxuBnw4ICQeUJy1mHdw1dLysV5j4xMrnhcix7hay-c86Q4aAebFpYpQ-J5kBvUTFLWPAEPTsLUWRLMdRoQdk3nRQK8X6pfFBNOQR8b1e1p1cDvXMFSU5tcRg_R0vIZRG7Az8AHToH6wIVk3Mc2CEy9vBhweolYJwiS6jM–2GWJr5y52alE0nv-qxErmOsmJVuPENYemMEDxDIOpeOTg6gxjx4jSkRPr6ixZ81gCBJ0djRPQ8MLoe85e-lbzBqMftd80eilaRUzgwKxcjIA4TVOrs1GUhXrg&__tn__=-R
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.