×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasje në tentativë në kryeqytet, arrestohet një grua

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 12:02

    Një grua në Prishtinë, ka sulmuar një burrë pas një mosmarrëveshje, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore.


    Rastin e ka konfirmuar Policia  Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Sipas raportit të Policisë, me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

    “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!