×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PS propozon 9 maj 2021 si datë për zgjedhje

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 12:08

    Maxhoranca avancon dhe i propozon presidentit një datë për zgjedhjet e ardhshme.


    Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla në një prononcim për median propozoi datën 9 maj 2021.

    “9 maj 2021 do të ishte datë kuptimplotë. Mendoj kur presidenti i Republikës të mendojë për datën e zgjedhjeve të shqyrtojë edhe këtë datë dhe ne socialistët jemi dakord. Që data e fitores mbi fazhizmin apo dita e Europës të jetë dita kur shqiptarët të shprehen me vullnet të lirë”

    Presidenti Ilir Meta në një prononcim për median paralajmëroi se me të miratuar Kodi I ri Zgjedhor do të caktonte datën pa u konsultuar me partitë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!