×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi djeg flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në një fshat të Mitrovicës

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 12:27

    Fshati Vinarc gjendet në veri të lumit Ibër, por administrativisht ai është brenda Komunës së Mitrovicës Jugore. Në të jetojnë shqiptarë, mirëpo nëpër rrugën e këtij fshati kalojnë mjaft shumë serbë.


    E banorët e këtij fshati vërejtën para disa ditësh lëvizje të dyshimta, për çka kishin njoftuar edhe Policinë, shkruan Reporteri.net.

    Siç mëson gazeta, një serb dyshohet se ka djegur flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë që gjendej në varrezat e fshatit Vinarc.

    Një banore e këtij fshati ka lajmëruar Policinë, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë parë flamujt e djegur. Pas kësaj, ankuesja është dërguar në stacionin e Policisë në veri për deklaratë.

    Deri tani dihet se rasti po cilësohet si nxitje e jotolerancës dhe po vazhdon kërkimi për personin e dyshuar./Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!