×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci e VV-së i reagon Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 12:34

    Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Hashim Thaçi, lidhur me gjendjen e jashtëzakonshme.


    Ajo përmes një statusi në faqen e saj në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo deklaratë e tij është e pritshme për dy arsye, derisa tha se presidenti i ndryshon gjithnjë qëndrimet e tij, shkruan Reporteri.net.

    Tutje Nagavci shtoi se tanimë, Thaçi ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Presidenti Thaçi paska mbajtur konferencë për media për të deklaruar “ E urrej gjendjen e jashtëzakonshme “.

    Janë së paku dy arsye që kjo është deklaratë e pritshme,
    E para ky person gjithnjë ndërron qëndrimet e tij dhe atë publikisht, njejtë ka bërë dhe me deklaratat e tij për ndryshimin e kufijve.

    Dhe e dyta, tani më nuk i nevojitet të shpall gjendje të jashtëzakonshme për të marrë në duar pushtetin ekzekutiv që nuk ia njeh Kushtetuta. Tani e ka Qeverinë e tij që vullnetarisht i jep kompetencat që nuk i takojnë dhe madje përtej kësaj.

    Dhe në fund paska lënë të hapur mundësinë që të ndërhy prap nëse e shef të nevojshme: ”Nëse nuk ka përmirësim të gjendjes, atëherë institucionet do të detyrohen të kthejnë masat kufizuese”, shtoi presidenti. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!