Me masa mbrojtëse dhe dhe respektim të distancës sociale, ka rinisur sot procesi mësimor për klasët e nënta.
Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ramë Likaj, ka vizituar shkollën e filore dhe të mesme të ulët “Faik Konica në Prishtinë, për të parë nga afër rrjedhën e ditës së parë të mësimit plotësues për klasat e nënta, para mbajtjes së Testit të Arritshmërisë, shkruan Reporteri.net.
Përmes një komunikate, MASHTI njofton se gjatë kësaj vizite, ministri ka lutur nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë stafin e kësaj shkolle dhe të gjitha shkollat në Kosovë, që të respektojnë masat mbrojtëse të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësise dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Po ashtu, Likaj ka përgëzuar edhe menaxhmentin dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle për ndërtimin e tunelit dezinfektues para objektit të shkollës, si dhe për punimin e maskave mbrojtëse për nxënësit e tyre me kosto minimale, ndërsa theksoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga institucionet tjera shkollore. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.