×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-ja bën koalicion me AKR-në e PD-në

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 13:05

    Lidhja Demokratike e Kosovës sapo ka krijuar Qeverinë në qendër, ka nisur hapa nëpër komuna. E para që ka nisur disa të tillë, është dega e Mitrovicës.


    Siç merr vesh Reporteri, LDK-ja ka arritur marrëveshje për koalicion me AKR e PD.

    Marrëveshja pritet të nënshkruhet gjatë kësaj jave dhe në esencë ka ngritjen e një opozite ndaj Agim Bahtirit të VV-së dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme.

    Reporteri.net ka siguruar dokumentin ku tregohen detaje të marrëveshjeve.

    Kjo marrëveshje, sipas burimeve brenda LDK-së, i sjell disa asamblistë grupit të LDK-së që do të krijonin numër të madh të votave në Kuvend Komunal.

    Vlen të theksohet se edhe një asamblist që ishte në VV, do të kalojë gjatë kësaj jave në LDK./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!