Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar se të gjitha bizneset që nuk respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së ndaj pandemisë do të mbyllen.
Tahiri sot ka shoqëruar inspektorët sanitarë komunalë gjatë inspektimit në institucionet publike, dyqanet, barnatoret dhe bizneset e tjera, shkruan Reporteri.net.
Me këtë rast ai u ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë; ose maska për personelin dhe konsumatorët, ose mbyllje.
“Do të mbrojmë qytetin e qytetarët dhe këtë liri me çdo kusht, shumica e qytetarëve dhe bizneseve janë bashkëpunues e të ndërgjegjshëm, prandaj kjo na e bën punën më të lehtë”, theksoi Tahiri, thuhet në njoftimin e Komunës.
Në Komunë, në QKMF, në Gjykatë dhe në dyqane në Vushtrri nuk lejohet hyrja pa maska. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.