×
  • Lajme
  • Lajme

    313 raste aktive me Coronavirus, në Infektivë po trajtohen veç 20

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 13:26

    Pas lehtësimit të masave në Kosovë është rritur dukshëm numri i të infektuarve me virusin Covid-19, por në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës po trajtohen vetëm 20 pacientë trë infektuar me këtë virus, shkruan Reporteri.net.


    Drejtoresha e Klinkës Infektive në ShSKUK, Lindita Ajazaj-Berisha ka thënë për Reporterin, se momentalisht numri i të infektuarve që janë duke u trajtuar është 20.

    “Momentalisht i kemi 20 pacientë me COVID-19, prej tyre 5 janë në oksigjeno terapi kurse një person është në mjekim intensiv”, ka thënë ajo.

    Kosova vazhdon të përballet me Coronavrusin, pavarësisht lehtësimit të masave ku vetëm dje u konfirmuan 40 raste të reja të prekur me COVID-19.

    Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 1 mijë e 234, kurse numri i të shëruarve është 890. Numri i viktimave si shkak i Coronavirusit në Kosovë është 31.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!