×
  • Lajme
  • Lajme

    Këtë javë dy seanca të Kuvendit, Vetëvendosje vazhdon ta quaj jolegjitime shumicën

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 13:44

    Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë dy seanca. Kështu ka bërë të ditur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, transmeton Reporteri.net.


    “Sapo përfundoi mbledhja e Kryesisë së Kuvendit,  gjatë kësaj jave do të kemi dy senaca njëra që do të procedojë shumë nisma dhe tjetra do të jetë solemne me rastin e përvjetori të çlirimit të Kosovës”, tha ai.

    Selimi tha se gjatë kësaj mbledhjeje u shpërfaq qasja, sic e quajti ai jopçarimore e shumicës. Ai tha se shumica të cilën e quajti jolegjitime, vendosi që në rend të ditës së seancës të futen shumë nisma të cilat po të njëjtit i kishin penguar gjatë kohës kur pandemia ishte në kulminacion.

    {Ajo cka u shpërfaq sot në mbledhjen e Krysëisë është qasja joparimore e shumicës  së krijuar ilegjitime në Parlamentin e Kosovës.  Ne sot futëm në agjendë të gjitha nismat që dikur  grupet e njëjta i kishin kundërshtuar. Pra, ato  ato nisma gjatë pandemisë që kanë të bëjnë drejpërdrejt me masa në mbrojtje  të qytetarëve që atëherë i kanë bllokuar sot i kanë sjellur në Kuvend”, tha Selimi, transmeton Reporteri.net.

    Selimi tha se shumica e re, nuk e ka hallin e mbrojtjes së qytetarëve.

    “Puna e qeverisë Kurti është e pashmangshme edhe nga qeveria ilegale. Ajo  cka po shoërfaqet tash është se mayhornaca e re e krijuar në Kuvendin e Kosovës as atëherë nuk e kishte hallin e mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve. Edhe atëëherë edhe tash aksioni i tyre mbetetn në shërbim të gruoacioneve të tyre politike.  Të gjitha nismat që ishin blloikuar nga PDK., AAK, NISMa, Lista serbe në atë kophë u bllokuan kurse tani u pranuarn duke u lehtësuar. Qytetarët kanë mbetur pa mbështetje në aspektin e menaxhimit të Covid”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!