Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një konference për medie pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar për vendimet që janë marrë sot.
Osmani tha se vendimi i parë ka të bëjë me tejkalimin e lejuar sipas ligjit për menaxhimin e financave që krijon një bazë të nevojshme ligjore sa i përket menaxhimit të pandemisë për kah aspekti ekonomik, shkruan Reporteri.net.
Ndërsa vendimet tjera që u morën në mbledhjen e sotme të kryesisë së Kuvendit, lidhen me marrëveshje ndërkombëtare që po presin tash e sa kohë në Kuvend por që sipas Osmanit, për shkak të mungesës së konsensusit në të kaluarën nuk po kalonin.
“Tani kemi arritur pajtim që të procedohen në Kuvend dhe pas trajtimit këto dy ditë ato vendime do të procedohen të enjtën në Kuvend dhe shpresoj se do të miratohen me 2/3 e votave sepse të gjitha janë marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe ndihmën në raport me qytetarët”, ka thënë kryeparlamentarja Osmani.
E para e Kuvendit po ashtu ka njoftuar se janë në prag të disa marrëveshjeve tjera ndërkombëtare, ndër to edhe me Bankën Botërore të cilat do të ndihmonin në menaxhimin e pandemisë dhe prandaj kërkojnë trajtim më të shpejtë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.