×
  • Lajme
  • Lajme

    Apostolova erdhi në takim e pajisur me masa mbrojtëse kundër COVID-19 por, njëjtë nuk veproi edhe Hoti

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 14:17

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Apostolova në takim erdhi e pajisur me masa mbrojtëse kundër COVID-19.

    Ndryshe nga kryeministri Hoti, ajo u pa të ketë vënë dorëza dhe maskë mbrojtëse, shkruan Reporteri.net.

    Hoti mesa duket nuk po i respekton rekomandimet nga Instituti Kombëtar i shëndetit Publik të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, për mbajtjen e mjeteve mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

    Gjatë takimit, Hoti tha se Qeveria e Kosovës, do të punojë ngushtë me BE-në pëe ta shpejtuar procesin e integrimit të vendit tonë në familjen e vendeve demokratike evropiane.

    Ndërsa Apostolova, pasi e përgëzoi kryeministrin Hoti për detyrën e re, theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet e Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19 si dhe do t’i sigurojë Qeverisë së Kosovës mbështetje financiare për rimëkëmbje ekonomike.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!