Kancelarja gjermane, Anglea Merkel, i ka dërguar telegram urimi Avdullah Hotin, për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës.
Merkel në letrën e saj i ka kujtuar Hotit sfidat që ai ka në krye të Qeverisë së Kosovë, duke përmendur dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, për të cilin kancelarja ka theksuar se ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ajo është shprehur e gatshme që të bashkëpunojë me kryeministrin Hoti. Përderisa Kosova synon të ndërmjetësohet nga ShBA-ja, Merkel ka thënë se ky rol i takon BE-së.
I nderuari Kryeministër,
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj.
Keni sfida të mëdha para jush dhe Qeverisë suaj, vecenarisht përballja me pandeminë Covid 19, ndryshimet kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federative mbetet e gatshme për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për të kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor.
Mezi pres të punoj me ju.
Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush.
Sinqerisht,
Angela Merkel,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.