Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka marrë mbështetje të fuqishme nga Gjermania dhe Franca.
Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot ka pranuar një letër urimi nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila po ashtu ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu Hoti ka njoftuar se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me këshilltarin diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Bonne.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot mora mbështetje të fuqishme nga Gjermani dhe Franca!
Jam shumë i lumtur të ndaj me ju urimin që mora nga Shkëlqesia e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila po ashtu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje të mëtutjeshme për Republikën e Kosovës.
Sot pata edhe një bisedë të ngrohtë telefonike me z. Emmanuel Bonne, këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës së Francës, Emmanuel Macron, të cilin e falënderova për mbështetjen në të kaluarën dhe gatishmërinë e Francës për ta ndihmuar Kosovën në rrugën e integrimeve eurotlantike. /Reporteri.net/