Qeveria e cila udhëhiqet nga Avdullah Hoti, nuk e nisi mbarë punën.
Fillimisht ajo nuk i pati të gjitha votat as brenda partive që do bashkëqeverisin me vendin e madje edhe shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, deri në fund ishte i pavendosur nëse do të votonte për apo kundër, shkruan Reporter.net.
Ndërkohë edhe në ditën kur u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Qeverisë Hoti, u njoftua se pati përplasje mes zëvendëskryeministrit të LDK-së, Driton Selmanaj dhe asaj të NISMA-s, Albulena Balaj Halimaj, se cili nga ta do të ulej në krah të kryeministrit Hoti.
Në mbledhjen e parë, edhe pse ai vend i takonte Selmanajt, “betejën” e fitoi zëvendëskryeministrja Balaj Halimaj.
Ndërsa në mbledhjet në vazhdim të Qeverisë, duket se zëvendëskryemistrja nga radhët e NISMA-s ka vendosur të lëshojë pe dhe t’ia lirojë karrigen e tij Driton Selmanajt.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.