×
  • Lajme
  • Botë

    Vrasja e George Floyd, Këshilli i Minneapolis kërkon riformatimin e policisë

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 17:21

    Nëntë anëtarë të Këshillit të Minneapolis deklaruan ditën e djeshme se duan që të riformatojnë departamentin e policisë që pas vrasjes së George Floyd.


    Me 9 vota pro, Këshilli do të ketë shumicën për të miratuar një vendim të tillë.

    “Ne duam të ndryshojmë strukturën e policisë të Minneapolis në mënyrë që të rindërtojmë një model të ri dhe të mbajmë komunitetin tonë të sigurt. Ne duhet të dëgjojmë më shpesh liderët tanë me ngjyrë si dhe krerët e komuniteteve me ngjyrë për të gjetur zgjidhje” – shprehet për CNN Presidentja e Këshillit, Lisa Bender.

    E pyetur se çfarë nënkupton me riformatim, Bender mendon për ridrejtimin e fondeve për armatosjen e policisë drejt strategjive për të ndihmuar komunitetin. Gjithashtu ajo thotë se këshilli po bisedon dhe për ndryshimin totalisht të departamentit të policisë.

    “Ne kemi shumë probleme në komunitet ndaj dua që të investoj më shumë në shërbimin qytetar se sa në armatosjen e policisë. Duam të investojmë në strategjitë e përgjigjes së policisë ndaj raportimeve të qytetarëve për krimet e ndryshme” – shprehet Bender.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!