Kreu i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se sot ka pranuar dhuratë nga artisti, Besart Gashi portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babait të tij Hamëzes, si dhe kullën e tyre të gdhendur në dru.
Jashari thotë se artisti Gashi është i njohur me veprat e tij artistike me motive patriotike, e në veçanti me Mozaikun e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, të ndërtuar me gëzhoja të plumbave, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Sot pranova dhuratë nga artisti, Besart Gashi, portretin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe babushit Hamëzes, si dhe kullën tonë të gdhendur në dru.
Artisti Besart Gashi është i njohur me veprat e tij artistike me motive patriotike, e në veçanti me Mozaikun e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, të ndërtuar me gëzhoja të plumbave.
Sot ai ka edhe ditëlindjen, prandaj përveç falënderimit për dhuratën dua t’i uroj shëndet e suksese të panumërta.
https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/785274962009157/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCIK0KufgrRMgxV2E4zCI5WvvSoKPKkhuG-jXc2UhUmSPxk6EnPVlHOFANPi4WYq6wrXFHqs4ARTFqF7dW2l0MF8P7rqj_tgDukm_NmS_LkYCZzE7IDhme9CkhVnqddKG0e5FC7hd8d0aKJMcqV99_Xvh449ZMqmtD6fI5r8gGXlvXTJ6uWJQWfqmU0vTHCBXiaVlKnAXtaGaeA0dqHiawbLIorSKvsGXWBLNvaY35Owc5UmBaqtV0cZKF65BzdgZ2ZazOMU0PaX3wke28xN-YlHwIOkhFMTdbsx8cm3U8YXUqR2I2-rOhbKYvVBV-M8t4FLsUyaO429O5fdHg7UErQHQpqg7oH-QCXj6n_ITn_OftA3Qav7dY&__tn__=-R