×
  • Lajme
  • Lajme

    320 raste aktive me coronavirus në Kosovë, komuna e Vushtrrisë më e prekura

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 23:40

    Sonte janë shënuar 29 raste të reja me coronavirus, duke e çuar në 320 numrin e rasteve aktive në gjithë vendin.


    IKSHP ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të të infektuarve është 1 mijë e 263, të shëruar janë 912 persona, derisa 31 të tjerë kanë vdekur.

    Sonte më së shumti ishte e prekur Komuna e Vushtrrisë e cila vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me coronavirus, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë komunë që drejtohet nga Xhafer Tahiri i LDK-së sonte u konfirmuan 15 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 159.

    Aktualisht në këtë komunë janë 120 raste aktive me koronavirus.

    Kryetari Xhafer Tahiri ka bërë të ditur se prej tyre, 9 anëtarë janë të të njëjtës familje, një qytetar i infektuar në Prishtinë dhe të tjerët janë raste kontakti.

    Kujtojmë se sonte janë shëruar 22 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 912 persona. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!