Albulena Haxhiu e ka quajtur fatkeqësi mbetjen jashtë Kuvendit të njerëzve më të votuar të partisë së saj, Lëvizjes Vetëvendosje.
Haxhiu ishte e ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’, ku tha se do t’i përvjelim mëngët dhe do të punojmë në terren, përkundër mbetjes jashtë Kuvendit.
“Është fatkeqësi që në Kuvendin e Kosovës nuk do të jenë personat më të votuar. T’i lësh jashtë Kuvendit personat më të votuar, kjo nuk ka të bëjë me demokraci. Unë Albini, Glauku, Arbeni, zoti Abazi do t’i përvjelim mëngët dhe do të punojmë në terren. Nga situate e krijuar nga Gjykata Kushtetuese, e vetmja rrugë është me i fitu 51 për qind”, tha Haxhiu.
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Arben Vitia dhe Haki Abazi, edhe pse ishin zgjedhur deputet në legjislaturën e fundit, kishin hequr dorë nga pozita e deputetit për tu bërë pjesë e Qeverisë Kurti.
Sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, secili deputet që merr post ekzekutiv është i detyruar të dorëzojë mandatin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.