Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, ku njëri prej tyre ishte në kërkim kombëtar.
Një 20 vjeçar nga Fushë Kruja u arrestua pasi në bashkëpunim me shtetasin B. V., i cili u arrestua në flagrancë, më datë 30.05.2020, në një “Fast Food” në Fushë Krujë, ka paguar dhe thyer disa kartëmonedha të dyshuara si të falsifikuara.
Në Durrës policia arrestoi shtetasi E. Sh., 32 vjeç dhe D. H., 31 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur dy biçikleta, shtetasit E. I. Një 42-vjeçar u arrestua pasi në rrugën “Adria” në Durrës duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një këmbësore, shtetasen S. M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa një 63-vjeçar u arrestua për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikim i monedhave”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.