×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes ‘daja’ nga Kosova, akuzohej për grabitjen në pistën e avionëve në Rinas

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 9:38

    Ndërron jetë në spitalin e Traumës Ragip Hajdini i njohur si “Daja” nga Kosova. Ajdini është arrestuar për grabitjen e 9 prillit ne Rinas.


    Burime për abcnews.al bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm ishin familjarët për ta takuar por që nuk u lejuan nga bluzat e bardha për shkak të pandemisë. 50 vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë.

    Hajdini ishte personi i gjashtë i arrestuar për grabitjen e parave në Rinas më 9 prill 2019. Ai u arrestua tek “Shkëmbi i Kavajës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!