×
  • Lajme
  • Botë

    BE kërkon heqjen e tarifave globale për ilaçet

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 12:05

    Heqja e tarifave globale për produktet farmaceutike dhe mjekësore dhe krijimi i një skeme bashkëpunimi krize për të shmangur kufizimet në importin dhe eksportin e pajisjeve thelbësore mjekësore, janë disa nga elementët e propozimit që Komisioni Europian synon t’i paraqesë Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) në dritën e përvojës së pandemisë së koronavirusit.


    ”Një debat i parë politik është caktuar për nesër në Këshillin e Tregtisë të BE-së”, deklaroi komisioneri përgjegjës, Phil Hogan.

    Propozimi i Komisionit gjithashtu parashikon përmirësimin e rregullave aktuale të OBT-së mbi tregtinë e mallrave thelbësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!