×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Basha: Ramavirusi po shkatërron dita-ditës biznesin e vogël

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 14:16

    Kryetari i PD Lulzim Basha ka vijuar takimet e tij me bizneset teksa ditën e sotme është ndalur në njësinë administrative nr.11 në Tiranë.


    Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se gjatëve takimeve ndau me banorët dhe sipërmarrësit e vegjël shqetësimet për krizën e thellë ekonomike.

    Sipas kryedemokratit, Ramavirusi po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël.

    Postimi i plotë:

    ”Gjatë takimeve me banorë dhe sipërmarrës të vegjël në Njësinë Administrative Nr. 11 në Tiranë, ndamë shqetësimet për krizën e thellë ekonomike që ka prekur shqiptarët e në veçanti biznesin e vogël që po mbyll dyert çdo ditë.

    Rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, pagesat e larta dhe afrofe të dritave dhe të ujit, papunësia në rritje, mungesa e mbështetjes nga qeveria po e çojnë biznesin e vogël në këtë zonë drejt falimentit. Rreth 60 biznese ulin qepenat çdo ditë dhe familjeve të tyre u shterrojnë mundësitë për të mbijetuar.

    RAMAVIRUSI po shkatërron dita-ditës shtyllën kurrizore të ekonomisë shqiptare, biznesin e vogël. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: Kthimin e vëmendjes tek qytetarët, duke u dhënë atyre një qeverisje normale.

    Askush nuk pret më asgjë të mirë nga kjo qeveri që ka dëshmuar në 7 vite se prioriteti i saj nuk janë qytetarët dhe biznesi i ndershëm, por një grusht njerëzish që grabisin çdo të mirë të këtij vendi. Së bashku me qytetarët do të sjellim ndryshimin në këtë vend e do të ndërtojmë një qeverisje normale, që të garantojë ringritjen ekonomike, vende pune e një jetë më të mirë për çdo shqiptar.”

    https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3228778713839954?__xts__%5B0%5D=68.ARBrUtWgb1TLxywmOkVXsUVSEsGG0hCm2ZBuffc2qo3gRhM76aXkJHgLABIOUTJPge2fC01mBhoiQzzepw4sSMi7fswfKThAMpELL62Dxcp2Ru3GTWiYgo4Kvh1A04ColELrTPhZTc4TFqttKZQkQ3Sug0SY3l9RABu2wJpzirzGpkUfQcAGZtxzTrsdsC44nscpUzoHSfjK8_mcysEuCdviTx_zSd6MBnB55k-Yk3g8uiwTy1lyvkcRKB4d6gjy1ZbcqQEckvvRYHv8ygHN2UB0XYYJF0kUuwhKHlbt_vefTtXXsZfERd-2ATKmtwrNHHn7BGVnA2lO5E8niz5MmQu3ow&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!