Moderatorja, Aulona Mustafa duke folur mbi ngjarjet e fundit dhe abuzimet seksuale ndaj të miturve, ku një 15-vjeçare në periferi të kryeqytetit është abuzuar seksualisht nga roja i shkollës.
Ajo në emisionin “Shqipëria Live”, u shpreh se për të pedofili është dhe kur prindërit apo gjyshërit puthin fëmijët në organet gjenitale, transmeton Reporteri.
“Kjo mënyra e shëmtuar që ne kemi, që realisht për mua është pedofili ajo që bëjnë edhe prindërit vetë, por edhe gjyshet edhe gjyshërit që marrin fëmijët dhe i puthin në organet gjenitale. Mos ta harrojmë këtë detaj. Në Shqipëri është normale që vajzën dhe djalin një muajsh, dy muajsh foshnjën ti ta marrësh dhe me përkëdheli të thuash, të keqen mami, të keqen babi dhe ta puthësh në organet gjenitale, është pedofili”, u shpreh Aulona. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.