×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani takon ambasadorin britanik, diskutojnë për dialogun me Serbinë

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 15:22

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot ambasadorin britanik, Nicholas Abbott.


    Në këtë takim u diskutua edhe për çështjet e aktualitetit politik, me theks të veçantë me çështjet që ndërlidhen më dialogun dhe rolin e Kuvendit në këtë proces.

    Kryetarja Osmani ka riaktualizuar kërkesën dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ambasadës britanike.

    Në këtë kontekst, të dy u dakorduan për rritjen e transparencës dhe meritokracisë në procesin e rekrutimit të anëtarëve të rinj, në agjencitë dhe ndërmarrjet që janë në kuadër të Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera në nivel të vendit.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!