×
  • Lajme
  • Lajme

    Radio-taksitë ia ‘kërcasin’ protestave para objektit të Komunës së Prishtinës

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 15:34

    Shoqata e radio taksive, në shenjë pakënaqësie për mos krijimin e kushteve për punë nga ana e Komunës së Prishtinës, për tri ditë rresht do të protestojë para objektit të kësaj të fundit.


    Vendimi për protesta është marrë sot nga Shoqata e radio taksive në takimin e mbajtur në zyrat e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës.

    Protestat mbahen prej datës 15 deri 17 qershor, ku 50 vetura të auto-taksive do të parkohen përreth objektit të komunës pa e penguar komunikacionin, nga ora 11.00 deri në orën 12.00.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!