×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti premton: Deri në vjeshtë kompensohen bizneset dhe familjet e prekura nga COVID 19

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 16:18

    Kryeministri i vendit Avdullah Hoti është takuar me përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve në vend me të cilët ka diskutuar për Rimëkëmbjen Ekonomike, pas pasojave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 në Kosovë.


    Shefi i ekzekutivit ka ftuar ministrat për të diskutuar në lidhje me masat dhe  rimëkëmbje ekonomike që nuk janë miratuar si program qeverisës, dhe do të punojmë bashkë për planin për zbatimin e këtyre masave.

    Hoti tha së kanë disa analiza, ku ekonomia ka pësuar rënie 5 për qind të bruto produkteve dhe masat që i kanë paraparë duhet të jenë parë të kompensojnë rënien ekonomike.

    Hoti theksoi se së bashku mund te arrijnë rimëkëmbjen e ekonomisë.

    “Si qeveri do ta keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e nevojshëm për t’i dizajnuar këto masa dhe gjatë fazës së implementimit këto fonde të shkojnë në vendin e duhur. Janë 4 ministrat ku ajo e financave e ka barrën kryesore sa i përket këtyre masave”, tha Hoti.

    Hoti tha se në takimet e ardhshme do të diskutojnë edhe formatin e bashkëpunimit, dhe të sigurohemi që në këshill të jenë të gjitha palët me interes, shoqatat, bankat qendrore, niveli lokal.

    Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se do ta rishikojnë buxhetin për rimëkëmbje ekonomike.

    “Orientimi jonë është që deri në vjeshtë të kompensojmë familjet që kanë pësuar nga pandemia duke përfshirë edhe rolin e qeverisë që duhet të marrë një pjesë të kostos zhvillimore”, tha ajo.

    Hoti foli edhe për 9 masat që kanë miratuar si pjesë e programit qeverisës.

    1. Lehtësimi i qasjes në financim, subvencionimin e normave të interesit që janë të natyrës strategjike,

    2. Zvogëlimi i barrës tatimore,

    3. Masat për mbështetje të punësimit, ku janë paraparë subvencionimin e pagës nga pandemia,

    4. Bujqësia, do të dyfishohet buxheti për bujqësi, sepse duhet të ketë punësim në këtë sektor,

    5. Stimulimi i shpenzimeve të familjes, kërkesa agregate, kthim të kursimeve në trustin pensional,

    6. Ndihmë që duhet t’i jepet ndërmarrjeve për të mbuluar kostot operative dhe për të financuar projekte afatgjate,

    7. Rishikimi i buxhetit për bazë ligjore,

    8. Banka Qendrore, kërkon rishikimin e nivelit të kapitalizmit,

    9. Mobilizimi i fondeve, këtë vit mund të mobilizojmë 1.2 milion fonde.

    Kreditë e fondeve monetare ndërkombëtarë, dhe lëshimi i garancionit sovran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!