×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ambasaden franceze për projektin e trajtimit të ujërave të zeza

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 16:17

    Komuna e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadoren franceze në Kosovë, Marie-Christine Butel, për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.


    Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se projekti ka vlerë prej 66 milionë euro, në të cilin Qeveria e Kosovës, do të kontribuojë me 20 milionë euro shtesë në projekt dhe do të implementohet deri në vitin 2025, në faza të ndryshme.

    Përveç Prishtinës, ky projekt mbulon edhe trajtimin e ujërave të zeza në komunat fqinje, Obiliq, Fushë Kosovë dhe potencialisht Graçanicë, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!