×
  • Lajme
  • Lajme

    AKK iu bën thirrje zyrtarëve të lartë publik për deklarimin e pasurisë deri me 19 qershor

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 16:32

    Agjencia Kundër Korrupsionit u ka bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publikë që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri më 19 qershor 2020.


    Sipas AKK-së, për të gjithë zyrtarët që nuk u përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK-ja, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi.

    “Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka vazhduar afatin e deklarimit të pasurisë deri me datë 19 qershor 2020. Procesi i deklarimit të pasurisë do të bëhet konform Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228”, thuhet në njoftim.

    “Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!