×
  • Lajme
  • Botë

    Spanja e bën të detyrueshme bartjen e maskave, derisa të mposhtet Coronavirusi

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 17:07

    Bartja e maskave në publik mbetet e detyrueshme në Spanjë, derisa të mposhtet virusi, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, raporton Reuters.


    Spanjollët duhet të bartin maska brenda dhe jashtë nëse nuk mund të garantojnë mbajtjen e distancës prej 1.5 metra.

    “Obligimi për të bartur maska do të mbetet derisa ne e mposhtim përfundimisht virusin, që do të jetë kur të kemi një terapi apo vaksinë efikase”, ka thënë Illa.

    Tri javë më parë, Spanja e kishte bërë të detyrueshme bartjen e maskave në publik, aty ku nuk mund të mbahet distanca sociale. Ky rregull vlen për secilin mbi moshën gjashtë vjeçare.

    Përderisa ka filluar të bie numri i viktimave në këtë vend, Qeveria ka filluar të lehtësojë kufizimet.

    Shumica e kufizimeve do të largohen më 21 qershor, kur edhe përfundon gjendja emergjente, porse qeveria dëshiron të mbajë masat në mënyrë që të ndalojë një shpërthim të virusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!