×
  • Lajme
  • Lajme

    MSH: Situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësisht lehtësimit të masave

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 20:31

    Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi adresuar mediave ka thënë se numri i vogël i rasteve pozitive (6 raste sot), është një rezultat premtues në luftën kundër pandemisë së coronavirusit.


    Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët e Kosovës të vazhdojnë zbatimin e masave që i ka caktuar qeveria e Kosovës, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, me qëllim të ndalimit të coronaviursit.

    Në fund, MSH-ja bën thirrje që të mos shpërfillen masat e marra dhe të vazhdohet me kujdes të shtuar.

    Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë:

    MSh: Rezultate inkurajuese për Covid-19, por të vazhdojmë me kujdes të shtuar

    Ministria e Shëndetësisë e sheh si një rezultat premtues numrin më të vogël të rasteve që kanë rezultuar sot pozitive (6 raste pozitive nga 294 mostra të analizuara) për SARS-COV-2 nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe e sheh këtë si një tregues se situata rreth pandemisë Covid-19 është nën kontroll në Kosovë, pavarësiisht lehtësimit të masave.

    Por, përkundër kësaj, MSh u bën thirrje qytetarëvë të Kosovës që të vazhdojmë me disiplinë të lartë në zbatimin e masavë të ndërmarra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimeve të IKSHPK, me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit.

    Gjithashtu, MSh u bën thirrje qytetarëvë që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave mbrojtëse si bartja e maskave, ruajtja e distancës sociale e fizike dhe mirëmbajtjen e higjienës individuale e kolektive.

    MSh, rikujton se kujdesi në ushtrimin e veprimtarive të hapura duke iu përmbajtur rekomandimeve të IKSHPK-së është jetik në parandalimin e shtimit të rasteve me Covid-19 që do të ishte një barrë e madhe në këtë kohë edhe për personelin dhe infrastrukturën shëndetësore si dhe kthim prapa në progresin e shënuar.

    Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëvë që të mos shpërfillin masat e marra dhe të vazhdojmë së bashku me kujdes të shtuar dhe vetdisiplinë për të ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit, shëndetin e qytetarëve tanë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!