Të hënën janë mbyllur tri kopshte të fëmijëve në Prishtinë, pas identifikimit të rasteve të infektuara me koronavirus.
Në çerdhen ‘Xixëllonja’ kishte dyshime se një edukatore ishte prekur me koronavirus, kjo pasi bashkëshorti i saj kishte dalë pozitiv.
Mirëpo me publikimin e rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike u kuptua se ajo nuk është prekur nga virusi.
Në Kosovë gjatë ditës së martë janë regjistruar gjashtë raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë, që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus më 13 mars, janë regjistruar 1,269 raste dhe 31 pacientë kanë vdekur. 912 pacientë janë shëruar. /Repoteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.