Janë anëtarë të subjekteve të ndryshme politike. Por, këtë të martë këta zyrtar të LDK’së, AKR’së e PD’së në Mitrovicë u bënë bashkë për një qëllim.
Këto parti, nënshkruan koalicion në nivel lokal në Mitrovicë.
Ndërsa kjo ka bërë që Lëvizja Vetëvendosje që udhëheq me këtë komunë, ta humbë shumicën në asamble komunale.
E gjithë kjo ujdi, sipas Safet Kamberit u bë me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në lidhje me politikat lokale.
E deklarata për planet e këtij koalicioni dhanë edhe prej AKR-së e PD-së.
Neziri: PD-LDK-AKR do të punojnë për të mirën e qytetarëve
Ndërsa, burime të T7 bëjnë me dije se telashe Lëvizjes Vetëvendosje mund ti dalin edhe në komunën e Vushtrrisë.
Aty kjo parti është në koalicion me LDK-në, që fitoi zgjedhjet lokale me kandidatin Xhafer Tahiri.
Ndërkohë në Lëvizjen Vetëvendosje thonë për T7 që kjo parti ende është duke diskutuar për vendimet që do merr nëpër komunat ku është hisedare në pushtet.
E të premten Vetëvendosje e prishi koalicionin me LDK në Prizren, kryetari i kësaj komune tha që arsye për këtë është rrëzimi i qeverisë nga ana e LDK-së.