×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Babai im kishte Komandant Suprem Rugovën, prandaj Thaçi e shpalli tradhtare familjen time

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 22:41

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas deklaratave të presidentit Thaçi, i cili tha në Klan Kosova, se gjatë kohës së luftës në Kosovë, pjesëtarë të familjes së Vjosa Osmanit, i kanë shërbyer Serbisë kundër Kosovës, por që nuk ka përmend emra, apo nuk ka dhënë detaje.


    “Nga zonja Osmani dikush i ka shërbyer Serbisë. Sikur të isha në vend të saj do të isha djersitur”, ka thënë presidenti, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare, Osmani iu është kundërpërgjigjur atij duke e quajtur ‘gjarpër’.

    “Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Tutje e para e Kuvendit, ka thënë se me gjasë Thaçi po e shpallë familjen e saj si tradhtare pasi që babai i Osmanit, për Komandat Suprem e ka njohur presidentin Ibrahim Rugova.

    Po ashtu Vjosa Osmani ka kritikuar edhe partinë e saj, duke thënë se në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhje e këtij njeriu për President të vendit.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Sonte, gjarpri paska provuar të kafshojë nderin e familjes sime.
    Babai im e ka njohur për Komandant suprem Dr.Ibrahim Rugovën. Me gjasë, prandaj, Thaçi po e shpallë familjen time tradhtare, njëjtë siç e shpallte Rugovën me komunikatat e tij të 90-tës e tutje. T’i shërbesh vendit tënd duke e njohur Rugovën si prijës, sipas Thaçit qenka sikur t’i shërbesh Serbisë. Shpallja e kundërshtarëve politik si bashkëpunëtorë të Serbisë i ka paraprirë gjithnjë sulmeve fizike e eliminimeve. E njëjta logjikë, si duket, po synohet të instalohet tash për të arsyetuar sulme të paramenduara e parapërgatitura.

    Në historinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk do të ketë njollë më të zezë se sa zgjedhja e këtij njeriu për President të vendit. Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë sërish lidhje me popullin vetëm në ditën kur kërkon falje të sinqertë e përkulet para qytetarëve për këtë gabim i cili po e çon vendin tonë drejt humnerës. Por ky vend nuk i është nënshtruar as regjimeve gjenocidale. Nuk do të dorëzohet as para shpifësve në rolin e Presidentit. E deri ateherë, kur ky popull do ja tregojë vendin secilit, me votë, ky njeri mbetet faqja më e zezë e vendit tonë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!