Mikrobiologu, Lul Raka është kërcënuar me jetë nga një qytetar.
Raka ka shpërndarë një fotografi si dëshmi në rrjetin social “Facebook” ku një person e ka kërcënuar se do ta “kall me krejt familjen”.
“O maxhup me bo me na shti karantinë omët at kall perse xhalli me krejt familjen”, i ka shkruar qytetari Rakës.
Nga këto fjalë nënkuptohet se Raka është kërcënuar nëse rekomandon që ndonjë qytet të hyj në karantinë për shkak të rritjes të rasteve të reja me koronavirus.
Ndryshe, Raka ishte shpallur si Europiani i Vitit 2020, një çmim që ndahet çdo vit me rastin e Ditës së Evropës nga Bashkimi Europian në Kosovë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.