×
  • Lajme
  • Lajme

    Trumpi konfirmon se rreth 640 ushtarë amerikanë mbesin në Kosovë

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 0:35

    Rreth 640 ushtarë amerikanë do të mbesin në kuadër të KFOR-it në Kosovë, ka bërë të ditur presidenti amerikan Donald Trump.

    Duke iu drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve, Trumpi ka dorëzuar një raport nga administrata e tij për Rezolutën për Forcat Ushtarake për vendosjen e forcave të SHBA-së në vendet tjera.

    Teksa ka folur për praninë në Afganistan, Irak, Siri, Arabinë, Jordaninë, Turqinë e vende të tjera ku SHBA-ja ka forcat e veta të armatosura, Trumpi ka përmendur edhe praninë në kuadër të KFOR-it.

    “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kontribuojnë në KFOR, të udhëhequr nga NATO-ja, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partnerët bilateralë dhe institucionet ndërkombëtare, për të shmangur armiqësitë e përtërira në Kosovë. Rreth 640 pjesëtarë të ushtrisë së SHBA-së janë në mesin e 4000 pjesëtarëve të KFOR-it”, thuhet ndër tjera në letrën e Trumpit.

    Ai në fund ka theksuar se ka autorizuar qëndrimin e këtyre forcave në këto vende, bazuar në autoritetin e tij si Komandant i Përgjithshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!