Autoritetet kufitare në Maqedoninë e Veriut sekuestruan 45 kg drogë që po transportohej nga një automjet me targa shqiptare.
Droga u zbulua në pikën kufitare me Greqinë në Bogorodica.
“Shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, shtetas të Republikës së Shqipërisë kanë marrë kallëzim penal për prodhimin dhe shitjen e 34,6 kilogramë marihuanë dhe 9,8 kilogram hashash”, shkruan agjencia e lajmeve Ina.
Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut tha në një konferencë se, “dje në orën 12:30 në kalimin kufitar “Bogorodica” në dalje nga Maqedonia në një automjet me targa nga Shqipëria i drejtuar nga O.L dhe bashkudhëtari A.J. nga Shqipëria, doganierët gjatë kontrollit në dyshemenë e automjetit kanë gjetur 49 paketime me kanabis.
Shefja e shërbimit për luftë kundër kontrabandimit Liljana Zhivkoviç-Davitkova qartësoi se droga e gjetur ishte e destinuar për tregun në Greqi dhe Turqi, ndërsa me prejardhje nga Shqipëria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.