×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Transporti Publik sërish në protestë: Plotësoni 4 kërkesat tona

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 11:16

    Transporti Publik do të hapet për qytetarët më 15 qershor, pas disa muajsh bllokimi për shkak të pandemisë. Megjithatë, shoqatat e transportit vijon edhe sot protestën para Ministrisë së Transporteve, ku kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave të tyre.


    Ata kërkojnë që të hiqet akciza për naftës dhe taksave për karburantin si sektori i peshkimit, të ulet TVSH-ja nga 2% në 0% për këtë vit dhe më pas në vitin e ardhshëm të jetë 6%. Po ashtu ata kërkojnë rimbursimin e kapacitetit të munguar si pasojë e masave kufizuese por edhe rimbursimin në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport falas.

    Mjetet e transportit urban dhe ndër-urban do të punojnë me 70% të kapacitetit, qytetarët duhet të jenë të pajisur me maska dhe doreza si duhet të ruhet distanca.

    Më herët kryeministri Rama tha se shteti do të marrë përsipër të njohë 100% të konsumi e naftës dhe të zerojë taksat dhe tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

    Po ashtu Rama njoftoi edhe një reformë të plotë ligjore dhe fiskale për sektorin dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë, si dhe tha se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët, shkruan fjala.al.

    Katër kërkesat ekonomike të panegociueshme, për të mundësuar rifillimin e shërbimit:

    1.Heqjen e akcizës dhe taksave për blerjen e karburantit nga shoqëritë e transportit publik( njësoj siç është për industrinë e peshkut).

    Zbritjen e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e saj në nivelet e turizmit 6%, pasi edhe transporti është një nga hallkat thelbësore të zhvillimit të tij.
    3.Rimbursimin e kapacitetit të munguar si arsye e protokollit të sigurisë.

    4.Rimbursimin e kategorive të cilat përfitojnë shërbimin falas në burim, në respekt të ligjit nr.37, datë 10.04.2014.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!